Damian Gjiknuri dhe Gledian Llatja heqin çizmet me baltë dhe zbresin në qytet

Damian Gjiknuri është deputet i terrenit, prej muajsh e kemi parë bashkë me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja duke shkuar fshat me fshat në bashkinë e Elbasan.
Për Gledianin të flasin mirë, si njeri pa shumë fjalë, por që impenjohet për të zgjidhur kudo e pa dallim partiak hallet e banorëve të bashkisë së tij. Ndërkohë Gjiknuri në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PS, por kryesisht si drejtues politik në qarkun e Elbasanit, po investohet me të gjitha fuqitë që fitorja e PS të jetë spektakolare në Bashkinë Elbasan, por jo vetëm në këtë bashki.
Përballë Gledian Llatjes ndodhet Luçiano Boçi, një figurë korrekte publike, por me një PD të përçarë e të ndarë. Boçi ishte për më lart në hierarkinë e PD-së, por e kthyen prapë në Elbasan për ta djegur. Përleshja në Selinë Blu është katastrofike, ndaj nuk e donin Luçianon dhe zgjodhën kandidimin e tij në Elbasan. Ai ishte kryetar grupi parlamentar dhe mund ta bënte fare mirë atë detyrë, por me të butë e hoqën.
Nga ana tjetër qeveria ka projekte të reja për bashkinë e Elbasanit, e cila ndodhet në aksin kryesor të koridorit të Juglindjes.
Sot Gjiknuri dhe kryebashkiaku elbasanas ishin në ambientet e fabrikës “Muka”, kompani model në industrinë e prodhimit dhe tregtimit të tekstileve.
Përkrahja e qeverisë ndaj biznesit përmes lehtësirave fiskale, krijimit të klimës së nevojshme për zhvillimin e sipërmarrjeve, veçse krijon vende pune dhe gjeneron të ardhura, gjithashtu ndihmon në rritjen e aktivitetit të tyre duke eksportuar me sukses jashtë vendit.
Stimulimi i biznesit dhe krijimi i kushteve sa më të mira për ta në mënyrë që të punësojnë sa me shumë banorë të Elbasanit, kjo mbetet moto e bashkisë së Gledian Llatja.

SHKARKO APP