Damian Gjiknuri: Fitorja e PS në Elbasan është e padiskutueshme, Boçi është zgjatim i foltores së Tiranës

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri e sheh të padiskutueshme fitoren e kësaj force politike në Bashkinë e Elbasanit, në zgjedhjet lokale të 14 majit. Për të kandidati socialist, i cili është aktualisht kryebashkiak i Elbasanit, Gledjan Llatja është model i ndryshëm nga ai i opozitës, Luçiano Boçi. Ndër të tjera, Gjiknuri nënvizoi se Boçi nuk është alternativë dhe tha gjithashtu se ofron zgjatimin e foltores së Tiranës në Elbasan.

“Sa i përket krahasimit të vlerave politike, kemi dy modele krejt të ndryshme. Kemi një individ i cili ka qenë në pushtet më parë, ka kandiduar më parë, ka humbur perballë Qazim Sejdinit në vitin 2007. Është një figurë me jetëgjatësi politike në Partinë Demokratike, pushtetar. Kështu që nuk përbën ndonjë risi për qytetarët e Elbasanit, përveçse kërshëri për hamendësit e Tiranës.

Alternativa e tij për mua, është alternativë bunkeri politik, se nuk ofron gjë tjetër përveçse zgjatimin e foltores së Tiranës në Elbasan, pa asnjë koncept zhvillimi, pa asnjë program, pa asnjë garanci për ecurinë e qytetit, përveçse të eksportojë revolucionin virual të Berishës në Elbasan.

Modeli jonë është modeli i një djali qytetar. Ai nuk është vetëm, ka mbështetjen e qeverisë shqiptare, ka një ekip të PS të plotë. Kjo lidhje e mirë mes qeverisë, ekipi politik dhe personalitetit të tij, natyrshëm garanton më shumë zhvillim për Elbasanin në 4 vitet e ardhshme. Besoj se qytetarët e Elbasanit, jam i bindur se do e bëjnë fitoren e PS të padiskutuar”, theksoi Gjiknuri.

SHKARKO APP