Damian Gjiknuri, heroi i Vlorës, del i pari te lista e hapur

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur përfundimin e numërimit të votimit për votat preferenciale të hedhura në kuti në 11 maj në qarkun e Vlorës, ndërkohë që ende nuk janë numëruar votat e Diasporës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur përfundimin e numërimit të votimit për votat preferenciale të hedhura në kuti në 11 maj në qarkun e Vlorës, ndërkohë që ende nuk janë numëruar votat e Diasporës.

Vlonjatët i kanë siguruara Partisë Socialiste 9 mandate në këtë qark, ndërsa PD ka marrë 3 mandate, ose një më pak se lista e mbyllur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në listën e hapur sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, deri më tani PS ka siguruar 5 ulëse në Kuvend për deputetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu në Parlamentin e ri do të jenë deputetë nga lista e hapur socialistët Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini.

Nga kjo listë preferenciale mbetet jashtë kandidatja që përfaqëson komunitetin rom, Ina Majko, të cilën kreu i PS Edi Rama ka thënë se do t’i japë një post si ministre në qeverinë e re.

Ndërkohë PD nuk ka arritur që të sigurojë asnjë ulëse në Kuvendin e ri për kandidatët në listën e hapur, duke lënë jashtë Petraq Gjikurinë, i cili kandidoi për kryetar bashkie në Himarë, dhe humbi përballë Vangjel Tavos.

Lista e PS- 9 mandate

Bledar Çuçi (listë e mbyllur)

Zamira Sinaj (listë e mbyllur)

Erjona Ismaili (listë e mbyllur)

Pirro Vengu (listë e mbyllur)

1 Damian Gjiknuri 10031

2 Vullnet Sinaj 8757

3 Ardit Bido 7360

4 Vasil Llajo 4894

5 Brunilda Mersini 4892

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?