Gjiknuri i kalon Klosit detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm: Kam komunikim të vazhdueshëm me Ramën
Në selinë e Partisë Socialiste u bë sot dhe kalimi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm nga Damian Gjiknuri tek Blendi Klosi.
Në komunikimin me gazetarët, Gjiknuri dhe se rifreskimi do ta bëjë PS edhe më efikase si organizatë.
“Sot është një ditë e veçantë për mua që pas 2 vitesh ja dorëzoj detyrën një kolegu të nderuar. Sërish kjo parti në çdo moment fitoreje vendos që të reflektojë. Gjatë punës sime PS arrit të marrë një fitore historike janë 53 parti të fituara nga PS. Falënderoj të gjithë anëtarët e asamblesë, gjithë sekretariatin, gjithë anëtarët e partisë. Sekretariati ofroi dorëheqjen në funksion të analizës. Në shtator do të futemi në zgjedhje. Jam i bindur se do ta bëjë PS edhe më efikase si organizatë. Organizatat janë më të fuqishme edhe kur bëjnë reflektim pas fitores”, tha Gjiknuri.
I pyetur nga gazetarët për këtë vendim, Gjiknuri tha se ka një komunikim shumë të mirë me Kryetarin Rama sikurse është dëshmuar prej 20 vitesh.
“Personalisht nuk ndjej asnjë braktisje, unë jam në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e partisë. Kam një marrëdhënie konstante me kryetarin e partisë prej 15 -30 vitesh. Mund të jenë në marrëdhënie që shumë kolegë e dinë është një marrëdhënie e qëndrueshme pune, në afërsi dhe distancë aq saç duhet dhe aq sa i lejon pozicioni i gjithsecilit. Unë respektoj vendimmarrjen e tij, e vlerësoj patjetër lidershipin e tij dhe natyrshëm porositë që i ka dhënë gjatë karrierës sime, patjetër duke më vendosur dhe sepse ju e dini që me pushtetin vjen dhe ekspozimi dhe risku. Sa më pozicione të larta, aq më shumë fuqi administrative të kesh, aq më tepër dhe do sulmohesh”, deklaroi ai.