Damian Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Ju e latë sistemin si kufomë energjetike. Rritja e çmimit do falimentonte bizneset

Sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me krizën e rritjes së çmimeve.

Gjiknuri ka folur për çmimin e energjigjë dhe sistemin energjetik duke i thënë Berishës se qeveria e tij e la sistemin si një kufomë energjitike.

“Nuk mungon furnizimi me energji elektrike sepse qeveria ka marrë një 500 milionë euro risk të faturës së energjisë. Sado ta prodhojmë ne, ka shpërndarje, e qindra milionë të tjera, janë pjesë e strukturës së çmimit. Ne kemi ndjekur interesin publik kundër kompanive të tregut, mbrojtja ndaj biznesve dhe prodhimit se ndryshe do falimentonim, dhe do kishte papunësi masive.

Janë masa ekstreme në dobi të popullatës, kush harxhon 500 milionë euro?

Nga ana tjetër po adreson njerëzit më në nevojë. Po si mund të luajmë të gjitha kartat përnjëherë, ne nuk i dimë pasojat e luftës. NATO po mblidhet 3-4 herë dhe ne këtu në parlamentin shqiptar të gjejmë zgjidhjen?! Bëhuni realistë se atje lideret e shteteve po kruajnë kokën e këtu kërkoni zgjidhjen e Ramës”, tha Gjiknuri.

SHKARKO APP