Damian Gjiknuri ka një mesazh për Gramoz Ruçin në 70-vjetorin e ditëlindjes së tij
Ish-kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mbush sot 70 vjeç. Mes urimeve nuk ka munguar as mesazhi i Damian Gjiknurit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Ai zgjodhi që përmes një postimi të uronte Ruçin në “Facebook”.
Mesazhi i Gjiknurit në Facebook:
Gëzuar 70-vjetorin Gramoz! Një urim i përzemërt për mikun tonë Gramoz Ruçi, një prej figurave më të rëndësishme dhe me kontribute të pashlyeshme në historinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Me urtësinë dhe mençurinë e tij, Gramozi i dha shumë familjes sonë socialiste duke u kthyer me meritë në një shtyllë të rëndësishme referimi. Një figurë përbashkuese edhe në ato momente delikate të familjes sonë politike kur kishim nevojë më shumë se kurrë për të qenë bashkë!
Edhe vendimi i vetëm pak muajve më parë për tu shkëputur nga jeta aktive politike ishte një tjetër leksion demokracie dhe pjekurie politike. Një shembull me vlerë dhe standard që duhet respektuar. Edhe 100 Gramoz!