Damian Gjiknuri kërkon mbështetjen e grave dhe vajzave socialiste të Vlorës

Kandidati i PS në Vlorë, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një takim miqësor me vajza dhe gra socialiste, të cilat ndër vite kanë dhënë kontribute të veçanta në Partinë Socialiste përmes angazhimit të përhershëm.
Gjiknuri ka shprehur mirënjohjen e thellë për punën e secilës prej tyre, duke theksuar se:
“në rrugëtimin tim politik në Vlorë, ku PS ka arritur rezultate shumë të mira, shtylla e themelit të fushatave të jashtëzakonshme, keni qenë ju vajzat dhe gratë e Partisë Socialiste të Vlorës. Që të jesh një politikan i mirë mbi të gjitha duhet të jesh njeri i mirë. Gratë dhe vajzat e Vlorës janë fjalëmbajtura. Jam i bindur që pesha e fushatës sime do të jenë pikërisht vajzat, gratë, të rinjtë dhe të rejat, të cilët do të jenë pjesë e pandarë e fushatës sime“.