Damian Gjiknuri në baltën e fshatrave të Cërrikut
Aktualitet Politikë E Premte, 20 Janar 2023 13:05
“Në Cërrik, ku bashkë me Andisin inspektuam punimet që po kryhen për rehabilitimin e rrugës në fshatin Malasej në Njësinë Administrative Gostimë.
Investimi që përfshin sistemimin, shtrimin me asfalt të rreth 1.3 kilometër rrugë, duke u lidhur edhe me aksin nacional Cërrik – Elbasan, prek rreth 3500 banorë të zonës.
Gjatë bashkëbisedimit me ta mësova se rruga kishte qenë një kërkesë e kahershme e tyre që po bëhet realitet falë kryebashkiakut Andis Salla që ka ditur të mirëmenaxhojë fondet e bashkisë.
Qytetarët e Cërrikut dinë të vlerësojnë njerëzit e punës ndaj edhe bashkia e Cërrikut do vazhdojë të ketë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë shqiptare për realizimin e projekteve më të mëdha”- shkruan Damian Gjiknuri.

KOHA JONË SONDAZH