Damian Gjiknuri në Cerrik me kryebashkiakun Salla dhe deputetin Duzha
Damian Gjiknuri, sekretari i përgjithshëm i PS dhe drejtues politik i qarkut të Elbasanit, pasi prezantoi gjithë drejtuesit politik në qarqe, duket se është kthyer furishëm në qarkun e tij. Sot ai ishte në Cerrik për punimet në favor të banorëve të Cerrikut.
Pas takimit dhe inspektimit ai shkruan në facebook:
“Cërrik, bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Andis Salla dhe deputetin e zonës, Luan Duzha inspektuam punimet për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore në lagjen nr.3, Fermë, prej të cilës përfitojnë rreth 3000 banorë rezidentë të kësaj lagjeje.
Gjithmonë kemi pasur mbështetjen e qytetarëve të Cërrikut prandaj jam i lumtur që shoh këtë ndryshim falë mbështetjes së qeverisë dhe punëve që ka bërë e po bën Bashkia.
Edhe në këtë mandat të tretë punët në shërbim të qytetarëve do jenë fokusi ynë”.

KOHA JONË SONDAZH

