Damian Gjiknuri në fshatin e Bujar Leskajt ditën që Lulzim Basha ishte në Vlorë

Në ditën që kryedemokrati Lulzim Basha ishte në Vlorë ku zhvilloi një sërë takimesh në kuadër të fushatës elektorale, drejtuesi i fushatës së Partisë Socialiste për Vlorën, Damian Gjiknuri, ishte dje në fshatin e kundërshtarit të tij në këtë betejë politike, Bujar Leskaj, në Drashovicë të Vlorës ku prezantoi kandidatin e PS-së për këtë zonë, Vullnet Sinajn.

Përmes rrjeteve sociale, teksa publikon dhe pamje nga ky takim, Gjiknuri shprehet besimplotë se banorët e të gjithë fshatrave të Lumit të Vlorës do të votojnë si asnjëherë më parë dhe masivisht Partinë Socialiste në 25 Prill.

“Në Drashovicë ku prezantuam kandidatin Vullnet Sinaj. Besimplotë se banorët e të gjithë fshatrave të Lumit të Vlorës do të votojnë si asnjëherë më parë dhe masivisht Partinë Socialiste në 25 Prill. Do të shprehin mirënjohjen e tyre me votë për bërjen realitet të ëndrrës shekullore për ndërtimin e rrugës. Mbështetje e cila do të shoqërohet me të tjera investime të rëndësishme për të gjithë zonën”, shprehet socialisti Damian Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Drashovicë ku prezantuam kandidatin Vullnet Sinaj. Besimplotë se banorët e të gjithë fshatrave të Lumit të Vlorës do…

Swiss Digital Mobile Reklama

Pubblicato da Damian Gjiknuri su Mercoledì 17 marzo 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?