Damian Gjiknuri: Ne nuk përzihemi në punët e PD, por kryeministrin e zgjedh populli pas 4 vitesh!
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka thënë se janë të gatshëm të ulen me një përfaqësi të Partisë Demokratike dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.
Më tej, Gjiknuri ka thënë se nuk PS nuk përzihet me punët e brendshme të PD dhe këtë gjë duhet ta zgjidhin vetë ata.
“Komisioni për Reformën Zgjedhore ka një standard. Është po ai objekt pune si në vitin 2017. Ne jemi të gatshëm të ulemi në komision e për të adresuar çështjet e mbetura. PD luftën e ka mes vete. Ne nuk përzihemi në punët e brendshme të PD. Se kë do të kenë lider, e vendosin vetë ata të PD. Por nga ana tjetër, se kush do të jetë kryeministër do ta zgjedhë populli pas 4 vitesh”, tha Gjiknuri në një prononcim për mediat nga Elbasani.