Damian Gjiknuri në pikën grumbullimit për fermerët e Belshiti: Modeli i duhur ekonomik

Merr zgjidhje një nga kërkesat e hershme të fermerëve të Belshit të cilëve u mungonte një pikë grumbullimi për prodhimet bujqësore. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan, bashkë me Kryetarin e Bashkisë Arif Tafani inspektuan pikën e grumbullimit të prodhimeve bujqësore të ndërtuar nga Bashkia me fondet e programit ‘IACA’ e cila do u vijë në ndihmë fermerëve të zonës.
Gjiknuri nënvizoi se modele të tilla ekonomike duhen përkrahur kudo me qëllim rritjen e kapaciteteve.

Ky është një shembull shumë interesant i një investimi të karakterit publik të Bashkisë me mbështetje të një programi të qeverisë italiane, programi ‘IACA’ që bën të mundur ndërtimin e një pike grumbullimi dhe administrimin e saj nga ana e bashkisë që do i shërbejë të gjitha kulturave bujqësore në Bashkinë e Belshit. Sot që flasim një pjesë e mirë e kulturave shkojnë në Lushnje, në Berat, apo në vende të tjera. Ndërkohë, aq më tepër që bëhet me fondet e shtetit dhe administrimin e Bashkisë, kjo do u vijë në ndihmë të gjithë bujqve dhe fermerëve të zonës pasi do kenë mundësi të depozitojnë produktet e tyre këtu. Është një model i mirë ekonomik që duhet përkrahur kudo në mënyrë që bashkitë nëpërmjet mbështetjes së programeve qeveritare të ndërtojnë këto pika dhe të krijojnë kapacitete për administrimin e tyre”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, nënvizoi se këto pika grumbullimi i shërbejnë përmirësimit të zinxhirit të furnizimit dhe do të ofrojë tarifa më të mira për bujqit e zonës. “Është meritë e bashkisë që ka arritur ta promovojë dhe kryetari i Bashkisë ka një eksperiencë në këtë fushë. Ndaj patjetër jam i bindur që ka dhënë kontributin personal të bërjes të mundur të kësaj gjëje. Ka nevojë bujqësia shqiptare sa më shumë për investime të tilla. Prodhimi sa vjen e shtohet dhe ajo që mbetet është sesi të ulim kostot drejt tregjeve dhe si të ruajmë produktet. Fakti që është bërë me investime të karakterit publik e bën edhe më të menaxhueshme nga pikëpamja e tarifave. Për të gjithë bujqit kjo do të jetë me tarifa shumë më të mira”, theksoi Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?