Damian Gjiknuri në takimin e Partisë Socialiste Europiane në Slloveni: Në vigjilje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor
Damian Gjiknuri, sekretar i përgjithshëm i PS, ndodhet në Slloveni. Pas takimit organizuar nga Partia Socialiste Europiane, Gjiknuri shkruan në facebook:
Slloveni – Pata kënaqësinë të isha sonte pjesë e darkës së punës organizuar nga Partia Socialiste Europiane, në vigjilje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Brno ditën e nesërme. Një bashkëbisedim i frytshëm drejtuar prej Presidentit të PES, Sergei Stanishev, me pjesëmarrjen e disa prej përfaqësuesve të partive anëtare nga: Kosova, Greqia, Kroacia, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Takimi u fokusua në bashkëpunimin e ndërsjellë, zbatimin e parimeve të solidaritetit dhe mbështetjes përgjatë krizës së COVID-19, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit të partive të majta, si një front drejt një Europe më solidare.

KOHA JONË SONDAZH

