Damian Gjiknuri nuk i ndahet bukurive të Elbasanit, ndonëse i “plagosur” nga miku i tij Rama (video)
Damian Gjiknuri, deputeti stoik i PS-së, akoma vazhdon me pasion punën si militant politik, ndonëse u “plagos” nga miku i tij, Edi Rama.
Kushdo tjetër pas asaj që i bënë duke e shkarkuar pa motiv, do t’ia varte punës, kurse Damiani vazhdon sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Ai si drejtues politik në qarkun e Elbasanit ka postuar sot një video ku shkruan: “Me ftesën për të vizituar liqenet e Funarit, të kthyer tashmë në destinacionin e preferuar për vizitorët që çdo vit e më të shumtë prekin nga afër këtë mrekulli të natyrës, ju uroj një ditë të mbarë”.
KOHA JONË SONDAZH

