Damian Gjiknuri: Nuk kam patur asnjë udhëtim privat me fituesit e tenderit të inceneratorëve

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, në cilësinë e ish-Ministrit të Energjisë, tha se nuk ka patur asnjë udhëtim privat me fituesit e tenderit të inceneratorëve.

Ai ka mohuar të ketë njohje me Stela Gugallen, ndërsa shtoi se Mirel Mërtirin e njeh vetëm si fytyrë ndërsa me Klodian Zoton ka patur 3 takime, por theksoi jo njohje të afërta apo shoqërore.

“Gugalljen nuk e njoh, Mërtirin e njoh si fytyrë, kurse Zoton e kam takuar disa herë në cilësojnë e ministrit kur kam vajtur për të vizituar Inceneratorin e Elbasani. Por edhe kam punuar me të në Ministrinë e Mbrojtjes. Këto janë njohje që nuk kanë të bëjnë me lidhje shoqërore apo të afërta. Unë kam 20 vite punë në shërbim shtetëror e privat dhe jeta më ka bërë të njoh shumë biznesmenë”, tha Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?