Damian Gjiknuri preket nga Covid-19, tregon gjendjen

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri preket nga Covid-19. Përmes një postimi në facebook, Gjiknuri tregon se ndodhet me simptoma të lehta dhe për këtë situatë ai ka edhe një mesazh. ”Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet”,-shkruan deputeti i PS-së.

Postimi i plotë i Gjiknurit:

Të nderuar miq! Pas testimit për Covid-19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet!

SHKARKO APP