Damian Gjiknuri prezanton Elisa Spiropalin në Kukës

Damian Gjiknuri vazhdon prezantimin e drejtuesve politikë në qarqe. Pas Shkodrës ai shkoi në Kukës, ku ka postuar status në facebook me shënimin:
“Kukës, prezantimi i Elisa Spiropalit si drejtuese Politike të Qarkut gjatë takimit me strukturat e Partisë Socialiste, ku theksova nevojën për të kryer një proces të plotë analize për rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare me qëllim që të jemi gati për zgjedhjet vendore të vitit 2023.
Jam i bindur se me mbështetjen time si Sekretar i Përgjithshëm, eksperiencën e Elisës dhe bashkëpunimin e çdo strukture në këtë Qark do arrijmë të përmirësojmë rezultatin në sfidat elektorale të radhës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?