Damian Gjiknuri: PS jo tubime të mëdha, nuk do të shpenzojmë për fushatë

Këto zgjedhje PS-ja ndryshon strategji. Nuk do të bëjnë mitingje të mëdha.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS, duke deklaruar se programi i socialistëve në këto zgjedhje do të përqendrohet në progresin dhe zhvillimin e vendit dhe se nuk do të ketë tubime apo organizime të mëdha.

“Kemi menduar të mos bëjmë aktivitete të mëdha masive. Nuk duam të bërtasim. Kemi menduar një strategji tjetër. Javën tjetër do të fillojmë aktivitetet. Do të synojmë aktivitete më të qeta, takime më të vogla. Ata janë vetë të zhytur në rublat dhe shqiptarët janë të qartë, por strategjia jonë është e ndërtimit të së ardhmes dhe progresit që ka bërë vendi. Duam sigurinë dhe zhvillimin e vendit. Pala tjetër nuk ka asnjë program.

Sa i takon akzuave për Kryemadhin, nuk është çështja se sa herë do deklarojmë ne me një fakt që është bërë publik, u takojnë organeve të drejtësisë që të zbardhin të vërtetën. PS s’do mbajë konferenca përditë në shtyp për këtë. Faktet janë evidentuar dhe i takon drejtësisë.

PS nuk do shpenzojë në këtë fushatë, nga ana tjetër duam të japim mesazhin se mbjellja e pemëve është zhvillimi i jetës. Gjithmonë ka vend për mbjellje të pemëve.

Logon dhe sloganin tonë politik do ta bëjmë publik, por do t’i mëshojmë mesazhit të progresit dhe zhvillimit të vendit”, tha Gjiknuri.

Pyetja shtrohet: Kjo strategji për jo mitingje vjen se nuk iu shkojnë njerëzit apo nuk duan të harxhojnë lekë?

Lekë kanë plot, por duket se njerëzit po ikin…

SHKARKO APP