Damian Gjiknuri: Ristrukturimi i PS do t’i paraprijë suksesit elektoral në zgjedhjet e 2023

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh edhe drejtues politik i qarkut Elbasan zhvilloi një takim me asamblenë e PS në Librazhd.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjiknuri nënvizon se pjesë e diskutimeve ka qenë dhe procesi zgjedhor që do të zhvillohet në të gjitha strukturat e PS.

“Diskutuam mbi detyrat e ngarkuara nga Kongresi Kombëtar ku përfshihet edhe procesi zgjedhor që do të zhvillohet në të gjitha strukturat e Partisë Socialiste i cili do përfundojë me zgjedhjen e 61 kryetarëve të Partisë. Ristrukturimi i forcës sonë politike në çdo nivel do t’i paraprijë suksesit elektoral të Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore të vitit 2023”, shkruan sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

SHKARKO APP