Damian Gjiknuri: Shqipëria shumë më e sigurtë nga çfarë ka qenë, sheh drejt BE-së

25 nëntori hapi siparin e festimeve të 110 vjetoritn të shpalljes së Pavarësisë, me ngritjen e flamurit në Elbasan. Bashkia e Elbasanit organizoi disa aktivitete me këtë rast, mes tyre edhe ngritjen e simbolike flamurit në qendër të qytetit.

I pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, kryebashkiaku Llatja, deputetë, përfaqësues vendor dhe përfaqësues të familjeve të vjetra të qytetit.

Numri dy i socialistëve u shpreh se Shqipëria është shumë më e sigurtë nga çfarë ka qenë, dhe një vend që sheh drejt BE-së. Për të sakrifica e të parëve bën çdo qytetar të Elbasanit krenar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Njëkohësisht edhe në kontekstin ku jetojmë, Shqipëria është shumë më e sigurtë nga çfarë ka qenë. Shqipëria po sheh drejt Bashkimit Europian, por gjithçka është ndërtuar mbi punën dhe sakrificën e brezave që kanë kaluar. Të ndjeheni krenarë, dhe të bëjmë krenar të gjithë Shqipërinë me këtë ceremoni simbolike këtu në Elbasan”. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?