Damian Gjiknuri: Sot pasdite do të mësoni emrin e kandidatit që do ta bëjë siç duhet rolin e Presidentit

Edhe pak orë e do jepet emri i kandidatit për President. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjikunri, ka thënë në një prononcim për mediat se sot pas mbledhjes së kryesisë do të jepen emrat e kandidaturave për Presidentin e ri.

Mos u bëni të padurueshëm, sot pasdite do të mësoni dhe emrin e kandidatit që do ta bëjë siç duhet rolin e Presidentit.

Ia lamë opozitës në dorë se si do e formatonin grupin e tyre negociator për të dalë me një kandidat apo me disa kandidatë. Preferuan më shumë konfrontimin para mediave se sa negociata konkrete. Është shans i humbur nga ana e opozitës, nuk kam çfarë të shtoj më. Emri i Presidentit do të diskutohet sot në kryesi, ku është marrë mendimi edhe i deputetëve.

Janë zhvilluar konsultime për profilin e duhur që i duhet vendit në këtë moment. Do të thotë që të gjithë emrat janë në konsideratë, por natyrshëm grupi negociator do të marrë vendim për propozimet përkatëse. Ne shpresojmë dhe jemi të bindur se do të kemi shumë shpejt një President të zgjedhur”, tha Gjiknuri.

Në fakt emrin e saktë e di vetëm Edi Rama. Të tjerët bëjnë kot sikur e dinë!

SHKARKO APP