Damian Gjiknuri: Të angazhuar për zhvillimin e zonave rurale
Investimi për asfaltimin e rrugës Qukës-Skënderbe në Përrenjas, po shkon drejt përfundimit. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik për qarkun Elbasan i shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba inspektuan punimet në këtë rrugë që do të lidhë gjithë zonën me aksin kombëtar Librazhd-Prrenjas. Deputeti Damian Gjiknuri u shpreh se një investim i tillë është treguesi më i qartë i vëmendjes për përmirësimin e infrastrukturës jo vetëm brenda qytetit, por dhe në zonat rurale. “Ta gëzoni rrugën e cila është drejt përfundimit. Eshtë një rrugë që i vjen në ndihmë komunitetit këtu. Një rrugë e bërë tërësisht nga fondet e Bashkisë dhe një rrugë me cilësi të mirë. Kjo është vlera e punës së kryetarit të Bashkisë njëkohësisht edhe angazhimi që ai ka marrë për të adresuar jo vetëm atë pjesën e qendrës së Prrenjasit, por duke u shtrirë dhe në të gjitha njësitë vendore. Ky është një shembull konkret”, theksoi ai.
Gjiknuri siguroi se pavarësisht sfidave, qeveria mbetet e angazhuar me programin e saj për të mbështetur zonat rurale dhe për të adresuar nevojat e komunitetit.

KOHA JONË SONDAZH

