Damian Gjiknuri uron Bajram Begajn: Besimplotë se do ta kryejë detyrën me përgjegjësi

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen si President i Republikës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri shprehet besimplotë se Begaj do ta kryejë detyrën e kreut të shtetit me përgjegjësi e në respekt me Kushtetutën.

“Urime z. Bajram Begaj për votëbesimin e marrë nga deputetët e Kuvendit si President i Republikës së Shqipërisë. Jam besimplotë se do kryejë me përgjegjësi të plotë, në respekt me Kushtetutën, detyrën e Kreut të Shtetit”- shkruan Gjiknuri.

SHKARKO APP