Damian Gjiknuri viziton serat e Shirgjanit në Elbasan: Bujqësi ka një të ardhme të garantuar

Zona e Shirgjanit në Elbasan është prodhuesi kryesor i prodhimeve bujqësore jo vetëm për tregun e Elbasanit, por edhe më gjerë. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i shoqëruar dhe nga kryetari i Bashkisë Gledjan Llatja ishte në një prej serave të zonës, prodhimet e të cilave fermerët i dërgojnë në pikën e grumbullimit e më pas eksportohen drejt vendeve europiane.

Damian Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan siguroi fermerët për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e qeverisë me qëllim shtimin e prodhimit dhe gjetjen e tregjeve për shitjen e tyre.

“Sfida më e madhe e njerëzimit do të jenë kostot e shtuara të çmimeve. Kush merret me bujqësi ka një të ardhme të garantuar”, theksoi Gjiknuri. Kryebashkiaku Gledian Llatja tha se përmirësimi i infrastrukturës ka sjellë më pranë prodhimet bujqësore me tregjet, duke ndihmuar në këtë mënyrë gjithë ekonominë e zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rruga ka qenë një nga problematikat kryesore që ka pasur zona. Me ndërtimin e rrugës brenda dy viteve pothuajse është dyfishuar numri i serave nga 30 hektarë në 70 hektarë”, tha kryetari i Bashkisë së Elbasanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërtimi i unazës bujqësore ka krijuar lehtësi dhe i ka dhënë zhvillim gjithë zonës së Shirgjanit në Elbasan. Vitet e fundit disa kompani eksporti kanë shfaqur interes për prodhimet cilësore të zonës, ç’ka ka sjellë dhe rritje të prodhimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?