Damiani zbret në Vlorë me Dritan Lelin, por duket një Asamble e vrerosur, pa optimizëm për mandat të tretë

Pas kritikave të kryeministrit Rama ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Leli dje shkoi në Vlorë drejtuesi i fushatës elektorale Damian Gjiknuri. Pas takimit Gjiknuri ka postuar shënimin e mëposhtëm: Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste të Bashkisë Vlorës. Të bashkuar dhe angazhuar plotësisht për një rezultat rekord elektoral në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku Edi Rama dhe Partia Socialiste do të fitojnë mandatin e tretë qeverisës”.

Por nga fotot që korrepodentit i “Koha Jone”, Dolio Vithkuqi ka nisur redaksisë duken fytyra të vrerosura dhe të menduara të anëtarëve të Asamblesë së PS, çka tregon se do kenë një humbje drastike në Vlorë.

Flasin vetë fotot nga ky takim! Edhe vetë drejtuesit e PS-së së Vlorës e kuptojnë se pushteti i ka lodhur e duan të pushojnë, pas 8 vitëve qeverisje problematike e me akuza të shumta për korrupsion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?