DASH reagon për zgjedhjet në Shqipëri: Do të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama
Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë. Zëdhënësi i DASH, Ned Price, thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë partneritetin me kryeministrin Edi Rama.
“SHBA përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë,”– shkruan Price.