Dash Shehi: Nuk bëhet opozitë me djem që dinë vetëm të lidhin kollare

Basha nuk duhet të jetë Berisha 2 dhe duhet të pranojë mendimin ndryshe, kështu shprehet deputeti Dashamir Shehi.

“Ai duhet të hapë kartat në tavolinë dhe të pranojë mendimin ndryshe pasi kështu do të vetëkufizohet në një grup të vogël njerëzish që nuk kanë as dimensionin e nevojshëm politik”, ka thënë Shehi në një intervistë për “GSH”.

Shehi thotë më tej se nuk bëhet opozitë me djem që dinë vetëm të lidhin kollare, por edhe me ata që nuk kanë nevojë të mbajnë kollare.

“PD duhet të jetë e hapur për të gjithë pasi vetëm në këtë mënyrë mund të rimëkëmbet e djathta shqiptare”, tha ai.

Ai shton se për ringritjen e PD e cila në zgjedhjet e qershorit preku fundin duhet shumë punë dhe kjo nuk bëhet vetëm me 30-vjeçarë.

Lidhur me thashethemet për një koalicion PS-PD Shehi shprehet se kjo nuk është një zgjidhje.

“Gjërat nuk zgjidhen me kulisa koalicionesh. Bëhen duke ngritur probleme dhe duke gjetur rrugën për zgjidhjen e tyre. Nuk shoh ndonjë avantazh me bërjen e koalicionit me PS”, përfundon ai.

SHKARKO APP