Dashamir Shehi: Basha merret me tema boshe

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kritikoi aleatin e tij Lulzim Basha në drejtimin e opozitës. Në mungesë të një platforme afatgjatë, opozita, sipas Shehit, është fokusuar në ruajtjen e pushteteve të qeverisë së mëparshme, duke u konsumuar për tema boshe.

Deri tani i ka dhënë kohë opozitës që mban firmën e Lulzim Bashës, por bilanci për Dashamir Shehin nuk duket i kënaqshëm.

Çfarë mungon, sipas tij, është një platformë afatgjatë mbi të cilën të bazohet aksioni opozitar.

Betejat në të cilat Lulzim Basha ka drejtuar opozitën e djathtë, në sytë e Dashamir Shehit, ngjajnë si një konsum për tema boshe.

Nga aleati i tij në krye të PD-së, Shehi kërkon një strategji të qartë që do të udhëheqë opozitën deri në zgjedhjet e 21 qershorit.

Duke folur për ABC, ai shprehet se shanset për sukses nuk mungojnë, por nevojiten njerëzit e duhur.

Si tirans i vjetër, nuk e pranon dhënien me koncesion të parkimeve private, në kushtet e një marrëveshjeje që e quan diskriminuese për qytetin.

Për Lulzim Bashën duket se nuk ka më këshilla.

Për të, kreu i PD-së nuk mund të quhet më i ri në politikë.

SHKARKO APP