Dashamir Shehi: Do ishte dinjitoze që për Tiranën të rikandidonte Lulzim Basha
Kreu i LZHK, Dashamir shehit, thotë se Shqipëria ka nevojë për një Kushtetutë te re, si zgjidhje për shumë probleme nga të cilat vuan
Ai thotë se është e nevojshme ngritja e një “Republike të Dytë”.
“ Unë gjykoj që ka ardhur dita që edhe politikisht të bëjmë një diçka të re, një Kushtetutë të re, ta rithemelojmë.
Të bëjmë Republikën e dytë.
Këtu po na bie gjithë ngrehina dhe kjo punë nuk bëhet më me të arnuar.
Pse të arnojmë ne një palë pantallona të vjetra, të blejmë një palë të reja”, thotë ai për Ora News.
Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të Partisë Demokratike është një prej debateve të nxehta që pas reformës territoriale, por Shehi thotë se PD do të marrë pjesë në garën për vendoret 2015:
“Unë gjykoj që PD do të hyjë në zgjedhje, kemi hyrë edhe në ’97, kur këtu ishin tanket spanjolle, greke, italiane nëpër rrugët e Tiranës.
Sigurisht që unë gjykoj që ndarja e re territoriale është e gabuar, është bërë edhe në frymën e interesave elektorale, partiake.
PD ka bërë gabimin e vet në këtë mes që nuk mori pjesë. Por, ka akoma kohë.
Po të gjejmë një marrëveshje PD-PS, kjo hartë mund të riformulohet për të mbërritur në një kompromis”.
Gara për Tiranën padyshim pritet të jetë më e forta dhe për Shehin, Lulzim Basha duhet të jetë pjesë e saj:
“ Është logjike, normale dhe dinjitoze që të kandidonte zoti. Basha.
Është personazhi më i madh që sot ka në pjacë PD”, e mbyll ai./