Dashamir Shehi flet për akuzat e Ramës: Rakia nuk është e ndalur me ligj si droga. Pyeteni kryeministrin pse më krahason me Ballukun

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi komenton etiketimet e Edi Ramës si kandidat i listës së Tiranës për deputet. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Shehi dha arsyetimin e vet dhe përse Rama e krahasoi dhe i vendosi foton bri ministres së Infrastrukturës dhe kandidates së PS në Tiranë Belinda Ballukut. Më poshtë deklarata e plotë e Shehit në emisionin “Dekalog”.
“Meqënëse ska ku godet ky, çfarë ka? Ka gjetur një defekt të jetës sime. E kam. Unë e kam filluar jetën në tunelet e Fierzës ,18 vjeç. Kur dilshim nga kantieri shkonim te klubi. Nuk e kam për turp. Kam patur gjithë jetën shokë, miq. Këta nuk kanë shokë e miq. Unë pi raki por rakia dhe whiskey nuk janë të ndaluara me ligj. E ndaluar është droga. Mua më ka vënë me Belinda Ballukun. A e dini pse më kanë vendosur me atë në fotografi? Rama pyet aty me kë fiton Tirana? Ka gjetur një fotografi timen në klub siç gjetën me këtë zotin Rama. A e mbani mend me brekë pa brekë? Ne nuk vendosim atë se nuk është e rregullt. Më kanë vënë mua me këtë zonjën Balluku. Po u them qytetarëve të Tiranës. Jam unë Dashamir Shehi me karrierën 30-vjeçare dhe është edhe kjo është mbesa e Beqir Ballukut. Zoti Rama ka vendosur të na krahasojë. Mua, me karrieren dhe jetën dhe kësaj është zonjë bukuroshe. Është aq e sukseshme, saqë qytetarët të gërmojnë te suksesi i zonjës Balluku. Se nga vjen suksesi dhe se sa e zonja është”,- tha Shehi.