Dashamir Shehi: Jam gati të kandidoj për President

Dashamir Shehi thotë se është i gatshëm për të kandiduar për President.

Emri i politikanit Dashamir Shehi, sot u artikulua nga Fatmir Mediu si njeriu që grupi i tij parlamentar e propozon si kandidat për Presidentin e ri të Shqipërisë. Vetë kreu i LZHK-së ka pranuar që të jetë kandidat për kryetar shteti.

Për nëse do të gjendet dakordësia mes palëve të opozitës, është gati të kandidojë. Fillimisht ishte kreu i PAA, Agron Duka që propozoi emrin e Shehit për President.

Të enjten, pritet të ketë një takim në kryesinë e Kuvendit mes grupeve parlamentare opozitare për të diskutuar mbi emrat. Opozita pritet që të propozojë të paktën një emër për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit më 23 maj.

SHKARKO APP