Data e zgjedhjeve në 2025, presidenti Begaj nis konsultimet me partitë e vogla
Presidenti Bajram Begaj nis ditën e nesërme konsultimet me partitë poltike në funsksion të dekretit për datën e zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen në 2025. Begaj do të presë në takim kreun e PR, PBDNJ, PDIU, LZHK, ndërsa të enjten do të presë përfaqësues nga PL. Më herët është raportuar se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen mes dy të dielat e para të majit, 4 ose 11 maj. Gjithsesi këto janë thjesht supozime, pasi përcaktimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë e Presidentit të Republikës, i cili pas konsultimeve me aktorët kryesorë politikë në vend, dekreton edhe datën e zgjedhjeve.