Data e zgjedhjeve, Rama pranon ftesën e Metës. Takimi nesër në Presidencë

Kryeministri Edi Rama ka pranuar ftesën e Presidentit Ilir Meta. Mësohet se takimi për nisjen e konsultimeve për caktimin e ditës për zgjedhjet e ardhshme të 2021, do të zhvillohet këtë të premte në orën 11:00 në Presidencë.

Kreu i qeverisë, Edi Rama do të shoqërohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Pas këtij takimi, kreu i shtetit do të mblidhet dhe me përfaqësuesit e partive opozitare, të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?