Davkova presidente e Maqedonisë, Begaj: Jam i bindur se do forcojmë më tej marrëdhëniet mes 2 vendeve

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si e para grua në krye të shtetit. Begaj në një postim në profilin e tij në platformën X shpreh bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve

“Urime, Gordana Siljanovska-Davkova, e para grua e votuar si Presidente e RMV. Jam i bindur se së bashku do të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis vendeve tona mike, si vende anëtare në NATO dhe anëtare të ardhshme në BE, për të cilën shqiptarët në RMV mbeten tërësisht të angazhuar”, shkruan Begaj.

Për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë në vitet ‘90, Maqedonia e Veriut zgjodhi një grua për Presidente të shtetit. Profesoresha universitare dhe avokatja Gordana Silanovska-Davkova, e cila mbështetet nga partia e djathtë opozitare, VMRO-DPMNE, tha pas fitores se do të jetë Presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike apo partiake.

SHKARKO APP