Debat i ashpër në “Open”/Grida Duma përplaset me Frrok Çupin, ndërhyn Gjekmarkaj

Në emisionin “Open” ka pasur debate të ashpra mes ish-deputetes së PD, Grida Duma dhe publicistit Frrok Çupi. Tonet e bisedës janë bërë më të forta dhe mes dy personazheve nuk kanë munguar replikat. Por nuk po publikojmë fyerjet të cilat nuk mund të shkruhen. Gjithsesi po japim vetëm ca fragmente debati.

Pjesë nga replikat në “Open”:

Frrok Çupi: Jam themeluesi i asaj partisë që po e bën leckë, që ke fshirë menderen ti me atë.

Grida Duma: E di çfarë je ti, ti je metafora po dhe debat në llum fitojnë derrat, në këtë nivel je ti.

Frrok Çupi: Në gjuhën tënde ti ke vetëm një fjalë ke, që nuk po e them..

Grida Duma: Me mua nëse nuk përmbahesh nuk e ke si një teatër, kujdes. E kuptove, ka lidhje me ty se ke bredhur shumë në disa institucione. Ti je një funderrinë dhe i paguar.

Frok Çupi: Je shumë simpatike dhe duhet të thuash gjëra simpatike për Europën. Ç’ke për të thënë thuaje në Parlament.

Duma: Ka dhjetra vite që nuk bëhemi Europian, se marrëdhënia më e rëndësishme është me gruan.

Çupi: Po s’të kam grua ti moj. Burrin në shtëpi e fyen ti? Nuk fyen as burri. Por kur e fyeva? Rama po i ngre shumë gratë.

Duma: Që kur gratë marrin pjesë në politikë. Kur ndalon një skandal që ta kapin si ta kapin, pastaj ti je fundi i kavallit për të dëgjuar. Ti je i mbaruar. Nuk barazohesh dot me askënd ti. E di pse të kursej dhe llumin si puna jote?

Çupi: Çoje në shtëpi llumin.

Duma: Sa herë ndjeheni keq fyeni personalisht. Keni vite që pështyni ju. Flisni me respekt. Ka vetëm një mënyrë, nuk të kthehem personalisht se nuk bie në nivelin tënd. Çështja është që po e mbysni këtë vend. Mendon që duke më fyer mua, ul ritmin e këllirave në vend
Ke në historik pisllëqe që nuk t’i them këtu. Paguhesh për të bërë këtë mënxyrë për të fyer një grua. O kategori llumi. Ti e ke lavdërim këtë. E di sa shumë njoh njerëz si ti. Lëre ça nuk duron ti. Ti nuk meriton asgjë. Madje duhet kërkuar falje. Do gjendet një mënyrë, përndryshe do të gjendet një mënyrë tjëtër…

Çupi: Do pushosh ti apo jo? Unë nuk kam punë me gratë, kam ardhur për Europën.

Më pas ndërhyri Agron Gjekmarkaj i cili iu drejtua Çupit se “po të kishte vlla Grida do të vinte të të fshinte ty sa të dilje përjashta, ti je skizofren”.

SHKARKO APP