Debat i ashpër Paloka-Bolino

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është përfshirë në debate të ashpra me pronarin e Report TV, Carlo Bollino.

Gjithçka nisi pas deklaratave të Bolinos në lidhje me një hapje tjetër të PD-së në prag të zgjedhjeve të ardhshme, ku gazetari e konsideroi fasadë propagandistike.

“Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues”, u përgjigj Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga debati ‘Open’:

Swiss Digital Mobile Reklama

Bollino: Bie dakord me Bushatin. Ka një ndryshim nga hapja e PD-së në 2005.

Paloka: Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues.

Bollino: Unë jam gazetar i lirë dhe kështu kam qenë gjithmonë.

Paloka: Do keni një fund si të Ramës edhe ju që i shërbeni atij.

Bollino: Nuk i shërbej askujt. Jeni ju ai që jeni lëpirë pas shefit tuaj. Kjo është hapja e PD-së duke krijuar armiq.

Paloka:  Kam punuar për 10 vite si gazetar te Rilindja Demokratike. Ma gjej një shkrim që tregon se i lëpihem Sali Berishës. Jam në PD se jam njeri i lirë. Carloja ti kthejë shqiptarëve lekët që ka marrë nga Edi Rama.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?