Debat i nxehtë i deputeteve në komision. Spahiu: Nuk ju përballoj dot, Vokshi: Aman mos qaj
Pritej që seanca dëgjimore me Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj në Komisionin e Shëndetësisë, të ishte e nxehtë dhe e tillë ka rezultuar. Ministri është thirrur për të raportuar për tenderin për check-up. Kryetarja e Komisionit, demokratja Albana Vokshi e ka akuzuar për korrupsion Beqajn dhe i ka kërkuar dorëheqejen.
Por më pas mbledhja ka degjeneruar në sherr dhe përplasje mes deputeteve femra në komision. “Klodi, ke 3 vjet që bën zhurmë” iu drejtua Vokshi drejtuar koleges socialiste Klodiana Spahiu.
Vokshi: Z.Ministër, sa kontrolle janë bërë në vitin 2015 dhe për sa kontrolle është paguar privati? Dua të di sa milionë euro ose sa miliardë lekë i keni dhënë konçensionarit për xhepin e vet. Me aritmetikën tuaj, jo time!”
Vokshi: U dhanë para për 110 mijë kontrolle më shumë. Që ta dëgjojnë të gjithë se çfarë korrupsioni golapant keni bërë. Keni dhënë 1.7 mld lekë më shumë koncesionarit pa bërë asgjë. dhe tani i shtoni edhe më shumë.
Beqaj: Ne kemi programuar në buxhet për 550 mijë vetë. Aq ka qenë parashikuar. Ky zgjerim i ri nuk implikon asgjë as në buxhetin e miratuar për këtë vit. As për buxhetin e tre viteve.
Vokshi: Shpresoj që edhe deputetët ta kenë kuptuar se çfarë keni bërë. I keni dhënë koncesionarit para për 110 mijë check-up, pa bërë asnjë kontroll të ndonjë qytetari. Sa investime në qendra shëndetësore do ishin bërë me ato 1.7 mld lekë. Keni thirrur mjekët që ju mendoni se kanë performancë të ulët me check-up në qendra shëndetësore të vendit. Si mund të investohet personalisht një ministër në këtë gjë. Nëse nuk jeni të implikuar në këtë koncesion, ju nuk duhet të ndërhyni, apo të bëni këtë gjë. Duhet të ndryshoni veprim, se po zhyteni plotësisht në korrupsion.
Beqaj: Nga këto kontrolle janë dhjetëra jetë njerëzish të shpëtuara nga këto kontrolle. Janë diagnostikuar në kohë sëmundje të zemrës, kancerit të zorrës së trashë, diabetit, etj.
(Ndërhyn Kodiana Spahiu)
Vokshi: Aman, Klodi, pusho. Z. ministër, ju lutem ma shpjegoni!
Beqaj: Pyetjeve provokuese për korrupsionin refuzoj t’i përgjigjem!
Spahiu: Ke kaq kohë na cmende.
Vokshi: Je bërë palë me këtë korrupsion.
Spahiu: Po si mund të flasësh kur ke këtu afër.
Vokshi: Po largohu.
Spahiu: Të lutem mos fol 3 minuta.
Vokshi: Debate ka pasur edhe me deputeten Arbiola Halimi.
Spahiu: I shkatërrove njerëzit mi që kanë nevojë.
Vokshi: Mirë të lutem mos qaj aman.
Spahiu: Si mundesh ti të mos merresh me qytetarin që ka nevojë.
Vokshi: Lëri këto vajtime me lot krokodili, bëj pyetjet.
KOHA JONË SONDAZH

