Debat mes Sali Berishës e Ulsi Manjës në Parlament. Ministri: Nuk replikoj me botën e përtejme!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për të cilin tha se ka bërë kompromis me kryeministrin Rama.

Në fjalën e tij, Sali Berisha u shpreh se ministri i Drejtësisë po mban të fshehtë vettingun e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët i përmendi edhe me emra.

Ndërsa ministri Manja si përgjigje i tha se nuk pranon të replikojë me një zë që i duket sikur i vjen nga bota e përtejme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga debati

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha: Ne emër tuaj le ti shtrojmë një pyetje ministrit që sapo foli pse fshihet, pse mbahet sekret vettingu i Sokol Sadushit, vettingu i Ervin Popës, i Ilir Pandës, mbi çfarë ligji dhe bazë? Përvec shpellave të mafias.

Së dyti, cili është roli yt, thuaja këtu deputetëve dhe shqiptarëve në denatyralizimin e Dibrës me HEC e Skavicës. A ndjen ti si dibran përgjegjësi për shuarjen nga dheu të tokave pjellore të Dibrës.

Çfarë kompromis ke berë me Ramën? U bëj thirrje dibraneve, në Dibër, Shqipëri e diasporë të ngrihen fuqishëm për mbrojtën…

Nikolla: Kjo nuk është procedurë, po të ndërpres fjalën.

Manja: Doktor në fakt kur flet ti dhe kërkon llogari edhe për Dibrën ,mua më duket si një zë i vjetër që vjen nga bota e përtejmë. Me botën e përtejmë jam gjeneratë tjetër dhe nuk replikoj.

Dibranët janë në hallin e tyre dhe në datën 6 mars do të flasin vetë dibranët, nuk ka nevojë ti bëjë thirrje askush nga kjo sallë. Le të zgjedhin më të mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?