Debat në Kuvend/ Paloka: Po eksportohet kanabis; Rama: Jeni cirku në fshat

Seanca e sotme plenare ka nisur punimet e saj me debate mes kryeministrit Rama dhe kreut të grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka.

Dua ta rinënvizoj se këtu s’mund të flisni sikur keni ardhur nga hëna, por nuk duhet të harroni se jeni shkatërruesit e shtetit dhe shkatërruesit në çdo sektor. Kur vini këtu  mundohuni që përvec kritikave të jepni ndonjë ide konkrete sesi sipas jush u dashka bërë më mirë nëse ne këtu po bëjmë gabim.

Sa për kanabisin mos u shqetëso sepse nuk është sic thua ti. Referoju shifrave të eksporteve dhe do të shohësh se janë më të lartat ndonjëherë dhe janë produkte që tregtohen jashtë dhe skanë lidhje me kanabisin”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo çfarë është e rëndësishme me kanabisin, është e vërtetë janë rritur eksporetet më shumë se kurdoherë tjetër nga prodhimet bujqësore, është rritur eksporti i kanabist. Në 2 javë 20 ton kanabis të eksportuar, jot ë trafikuar. Ky është realiteti i bujqësisë”, iu përgjigj Paloka.

Swiss Digital Mobile Reklama

E para e punës unë jam me Partizanin, nuk jam me Ballin Kombëtar. E keni trajtuar shtetin si një pulë, qe e keni shqyer. Jeni pasardhësit e Ballit KOmbetar. Keni të drejtë ti dekoroni sepse jeni njësoj si ata. E dyta kur shkoni te varrezat e dëshmorëve dhe përkuleni, te partizanët shkoni përkuleni, me Saliun në krye, sepse nuk keni rrugë tjetër. Kthehemi tek bujqësia. Të gjithë ata që jetojnë në fshat janë më të mençuar sesa i kujtoni ju. Mencuria e tyre është më tepër e mjaftueshme për tju parë ju si vcirkun për të argëtuar kooperativën. Jeni një cirk që argëtoni njerëzit në fshat, kur thoni ju është rritur taksa”, shtoi Rama.

Pas tij, e ka marrë sërish fjalën Paloka, që ka thënë se ai është djalë partizani, ndryshe nga Rama.

Por kryeministri ia ka kthyer me ironi se “qenke dhe djalë partizani, pale. Djali i partizanit që rreh gjoksin për pulat e Ballit Kombëtar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?