Debat në Kuvend: Pse kryeministri s’vjen në seanca?

 

Seanca e sotme plenare, në fillim të saj është përfshirë nga debatet mes deputetëve për pretendimin e ngritur nga opozita, se kryeministri Edi Rama prej gati dy muajsh nuk vjen në Kuvend.

“Ka gati dymuaj që kryeministri nuk është në sallë. Çdo të enjte na thoni që Rama ndodhet në vizita të ndryshme. Rama duhet të jetë në Kuvend që të na përgjigjet. Nuk kemi zgjedhur piktor shëtitës”, tha kredu i grupit demokrat, Edi Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse homologu i tij socialist, GramozRuçi, iu kundërpërgjigj se “kryeministri ka axhendën e vet  dhe është në shërbim të vendit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Eshtë hera e tretë që e trajtoni. Ka një muaj që është konfirmuar ftesa për një takim bilateral mes kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrit francez dhe brenda ditës kthehet në Shqipëri. Mos bëni politikë me këtë. Kjo është e turpshme”, apeloi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?