Debat në media. Kush e pagoi drekën e Ramës në Milano?

 

Vazhdon debati në media rreth një dreke të shtruar për kryeministrin Edi Rama në Milano në muajin shkurt të vitit 2014. Edurd Ndocaj, ish-kandidat për deputet i PS-së në Lezhë ka thënë se drekën e ka sponzorizuar ai. Sipas tij kjo drekë ka kushtuar 8 mijë euro. Por ndërkohë sot ka dalë presidenti i shoqatës “Albania e Futuro”, Astrit Çela, i cili pretendon se është shoqata që ai drejton, që ka paguar drekën e Ramës. Sipas Çelës, dreka ka kushtuar 2600 euro dhe jo 8 mijë euro sic pretendon Ndocaj. Më poshtë lexoni letrën e plotë të që Çela i ka nisur gazetës “Panorama”. Në këtë letër shpjegohet edhe si su u negociua për realizimin e kësaj dreke me kryeministrin shqiptar:

Unë jam Astrit Çela, president i shoqatës “Albania e Futuro” dhe njëkohësisht funksionar pranë Camera di Commercio di Milano (Dhoma e Tregtisë së Milanos). U njoftova nga miq në Milano për viziten e kryeministrit në Assolombarda dhe pasi arrita të kem konfirmimin nga organizatorët, kisha shumë dëshirë që të takoheshim me kryeministrin e Shqipërisë, ashtu siç dëshirojnë të gjithë. Për takimin pata komunikuar me zotin Ilirjan Celibashi, deputetin Fatmir Toç dhe sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtoj me kënaqësi që nga fundi janarit 2014 më ka kontaktuar edhe deputeti Artan Gaçi dhe me ka konfirmuar dëshirën e kryeministrit për një kafe. Me thënë të drejtën u gëzova shumë dhe falenderova të gjithë protagonistët, por më vonë përsëri me deputetin Gaçi dhe deputetin Toçi komunikuam dhe më informuan që nëse ne ishim dakort, mund të ishte edhe mundësia e një  dreke midis delegacionit shqiptar dhe shoqatës tonë. Personalisht e konsiderova si një ngjarje të rrallë dhe po kështu edhe anëtarë të tjetër të shoqatës, sepse ishte hera e parë një kryeministër shqiptar po takohej me komunitetin shqiptar në Milano.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Menjëherë u vumë në lëvizje dhe kontaktova anëtarin tonë të shoqatës, zotin Renato Skënderi, pronari i restorantit “Segrino”, restoranti ku për një jetë të tërë frekuentohej nga mjeshtri ynë i madh Ibrahim Kodra.

Ishte ditë e shtunë, 01.02.2014 dhe për ne ajo ditë, ishte një ditë feste. Lokali i vogël, por i rëndësishëm për komunitetin tonë priti me shumë ngrohtësi delegacionin dhe kryeministrin shqiptar.

 

Gjatë drekës kanë qenë rreth 60 persona, miq dhe simpatizantë të shoqatës italiane dhe shiptare dhe mund të përmend me shumë kënaqësi edhe prezencen e arkitektit italian me famë botërore Stefano Boeri por dhe shumë të tjerë.

Për t’i dhënë një përgjigje dhe deklaratave të zotit Eduard Ndocaj i cili pretendon se ka organizuar dhe paguar drekën me kryeministrin Edi Rama, dua të them se një pjesë e të pranishmëve kanë paguar vetë drekën, ndërsa pjesa tjetër është paguar nga shoqata “Albania e Futuro” dhe antari ynë, administratori i ndërmarrjes “Alba Gogo srl” siç evidentohen edhe nga dy faturat.

Shuma totale e drekës ka qenë rreth 2600 euro.

Shuma që përmend zoti Ndocaj dhe kontributi i tij në këtë drekë janë të pavërteta dhe të papërgjegjshme, pasi ka qenë vetëm shoqata “Albania e Futuro” që ka organizuar gjithshka dhe me këtë rast në emër të shoqatës shpreh indinjatën tonë të thellë për qëndrimet e tij, pasi ne nuk mun dtë lejojmë dhe nuk mund të telerojmë askënd që të abuzojë apo të paraqesë një realitet tjetër përveç atij që ka ndodhur në të vërtetë realitetin, pasi me deklaratat e tij po hedh poshtë imazhin e shoqatës sonë që me shumë mund dhe sakrifica po ndërtojmë në Milano duke gëzuar një respekt dhe reputacion të lartë moral nga institucionet italiane dhe shqiptare. E përsërisim, ne patëm fatin e madh të takohemi me kryeministrin dhe delegacionin shqiptar për gati 3-4 orë dhe jemi krenarë për rrugën që Shqipëria ka marrë për rilindjen e vendit tonë të shtrenjtë.

 

Astrit Çela

President i shoqatës “Albania e Futuro”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?