Debat në PD për 25 prillin/ Drejtuesit në qarqe kundër raportit: Ne morëm mandate, ju thoni…

Tre muaj pas zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Demokratike ka nxjerrë 13 konkluzioneve për rezultatin e saj dhe humbjen që do ta lërë në opozitë edhe për një mandat të tretë. Drejtuesit politikë të 4 qarqeve të vendit, sipas raportit kanë zhgënjyer Bashën me punën e bërë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në Tiranë, drejtuesit u ndanë në degë, Aldo Bumçi drejtoi degët 1, 12 dhe 14; Jorida Tabaku u caktua tek 2, 3 dhe 10; Alfred Rushaj u caktua në krye të degëve 4 dhe 8. Grida Duma u delegua në Kavajë dhe Rrogozhinë. Në Durrës, drejtuesi politik u caktua Edi Paloka, në Gjirokastër Tritan Shehu, ndërsa në Shkodër shkoi Helidon Bushati.

Ky raport ka nxitur edhe një debat brenda mbledhjes së Kryesisë, që po mbahet këtë pasdite. Deputeti i qarkut të Korçës, Edmond Spahu është shprehu i pakënaqur me analizën e bërë për zgjedhjet që lamë pas. ”Analiza për Korçën nuk është objektive, morëm 5 mandate, ju thoni s’u arrit maksimumi”,-tha Spaho.

Edhe për nënkryetarin Paloka nuk mund të jetë ky dokumenti i analizës. Sipas tij dokumenti duhet të rishikohet se nuk pasqyron atë që kanë shkruar drejtuesit e qarqeve. “Duhet ta ndryshojmë, nuk mund te jetë ky dokumenti i analizës. Dokumenti duhet të rishikohet, nuk pasqyron atë që kanë shkruar drejtuesit e qarqeve në raportet e tyre”. Raporti i është dorëzuar kryesisë së Partisë Demokratike, ku analizohen zgjedhjet e 25 prillit në të gjitha qarqet e vendit.

PJESË NGA DEBATI:

Edi Paloka: Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron atë që drejtuesit politikë kanë shkruar në raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyrë sesi është hartuar.

Edmond Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua që Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate, kam fituar 5.

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bërë analiza.

Edi Paloka: Ky dokument është bërë që dikush të dalë mirë dhe dikush keq.

Oerd Bylykbashi: Qarku i Durrësit del në analizë si qarku me performancën më të dobët. Po si mund të dalë qarku i Durrësit me performancë më të mirë me atë objektiv që u vendos?

SHKARKO APP