Debat për financimin rus, Gjiknuri-Alibeajt: E heton SPAK, ti je i paqartë si partia që s’di ku e ka vulën

Komisioni i Reformës Zgjedhore, këtë të enjte u mblodh sërish online, ku të pranishëm ishin nga PS dhe PD e Bashës. Teksa dëgjonin rekomandimet e institucioneve për Reformën Zgjedhore, financimi i dyshimtë i partive në fushata, si akuza e vjetër e PS për financimin rus të Lulzim Bashës, përplasi Gjiknurin dhe Alibeajn.

Damian Gjiknuri: Financimi i partive politike nga fuqi të huaja dhe a jeni ju në gjendje, për ti kuptuar dhe hetuar?

Enkelejd Alibeaj: Ja ta bëj dhe unë pyetjen. Sa ndërhyn në çështjet zgjedhore financimi që Rama i ka bërë McGonigal për ndërhyrje në luftën politike?

Damian Gjiknuri: E para ju nuk dini radhën e gjërave, keni bërë një kallëzim në SPAK, pse e shfrytëzon këtë hapësirë. I keni të paqarta, i keni si puna e partisë, kush ka vulën, kush ka zyrën, kush ka anëtarët.

Duke i kthyer përgjigjie pyetjes së bërë nga Gjiknuri për mundësinë e financimit të partive politike nga fuqi të jashtme, drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Ervin Koçi tha se raste të tilla mund të gjurmohen vetëm kur ka informacione nga homologët e huaj.

SHKARKO APP