Debate e tone të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës në Kuvend

Përplasje jashtë dhe debate të forta brenda Kuvendit të Shqipërisë. Deputeti i PS-së Petro Koçi u është përgjigjur akuzave të opozitës, duke thënë se kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile.
Ndëkohë menjëherë është çuar deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe i ka hequr mikrofonin.

“Kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile. Kjo është një luftë për të mbrojtur 5D-në e Sali Berishës, për të mbrojtur korrupsionin, për të sulmuar policinë dhe SPAK-un. Është politikë e duarve të pista”, ka thënë Koçi.

Vokshi i heq mikrofonin.
“Këta duan luftë civile, nuk duan demokraci”, shtoi më tej Koçi.

Spiropali: Zonja Vokshi uluni në vend.

Vokshi: A je grua?

Spiropali: Vetëm sjellje prej gruaje s’po bëni sot e s’keni bërë ndonjëherë.

SHKARKO APP