Debate me tone të larta mes Bashës dhe Nokës për Kuvendin Kombëtar
Një nga debatet me tone të larta në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, ishte ai mes deputetit Flamur Noka dhe kryetarit Lulzim Basha dhe e gjitha për datën se kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së, më 11 apo 18 dhjetor.
Ky i fundit ngriti shumë akuza, ku rreshtoi ndër të tjera pyetje për emrat e përfshirë në firmosjen e formularëve të Berishës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.
“Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Çela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët? Çfarë pune ka Qifja me Kuvendin e PD? Po Tom Doshi? Kush e shpjegon?”,-tha Basha.
Kurse Flamur Noka theksoi se ”Thoni se po e organizon Aqif Rakipi, Suel Çela, Tom Doshi. Është shumë e rëndë kjo deklaratë. Po thoni indirekt që Sali Berisha paska lidhje me bandat. Në rast se delegatët e Elbasanit janë intimiduar nga kushdoqoftë, atëherë unë jap dorëheqje. Se çfarë bëjnë njerëzit në punë të tyre, kjo është punë e tyre”.