Debate me tone të larta te Komisioni i Sterilizimit: Mos ma ngre zërin mua!
Mbledhja e sotme te Komisioni i Sterilizimit është shoqëruar me debate të forta mes deputetit të PS-së, Plarent Ndreca dhe kryetares së komisionit, Albana Vokshi.
Në vijim pjesë nga debati:
Vokshi: Kush je ti që përcakton ligjin?
Ndreca: Po ti kush je? Ligjin e lexon ti, por edhe unë. Pyetjet e tua janë sugjenstionuese dhe intimiduese. Nuk të lë dot të bësh sipas qejfit
Vokshi: Të ka dërguar njeri ndonjë mesazh
Ndreca: Mos të ka dërguar ty! Nuk mund të lejojmë të bësh këto pyetje.
Vokshi: Mbaroje tani.
Ndreca: Se kur mbaroj unë nuk të marr leje ty.
Vokshi: Mos ma ngre zërin mua! Mos guxo!