Debate mes grave të PD-së. Albina Deda ironizon Bregun: Mendja e madhe, e zeza të zot!
Deputetet femra në Partinë Demokratike jane përfshire ne debate mes tyre lidhur me kryetarin Lulzim Basha. Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu vijon deklaratat e saj kundër lidershipit të PD-së, edhe sot nga studioja e emisionit “Top Story”, një tjetër deputete në PD, Albina Deda duket se nuk i ka pritur mirë deklaratat e saj.
Me anë të një statusi në Facebook, Deda e quan Bregun “mendjemadhe”.
“Menja madhe e zeza te zot”. Sa gra e vajza ka vendi qe do te perfaqesonin me dinjitet, por dhe do te ishin qendrestare te kauzave te PD….dhe halleve te qytetareve”.
Të shumtë janë komentuesit që e kanë kuptuar se kujt i dedikohej statusi. Mjafton të lexosh komentet e tyre.

KOHA JONË SONDAZH

