Debate në KAS/ PD: Vendimet vijnë përmes urdhrave nga telefoni! Reagon anëtari: I hapur të jap telefonin, kontrolloje

Një debat ka ndodhur mes përfaqësuesit të Partisë Demokratike në KAS dhe anëtarëve të saj. Përfaqësuesi i PD, Marash Logu, i kërkoi KAS-it që të mbajnë qëndrime objektive e të mos bëhen “noterë të masakrës zgjedhore”.

Nga krahu tjetër, anëtarët, i tërhoqën vërejte duke thënë se në sallë duhet ruajtur etika, e nuk duhet të hidhen akuza ndaj trupës që merr vendime lidhur me ankimimet dhe parregullsitë në zgjedhje.

Debatet në KAS

Marash Logu: Kërkesat e PD janë refuzuar, nuk presim asgjë nga ana e këtij komisioni.

Ledio Braho: Ky është fakt juridik, këtë seancë e kemi për Qarkun e Tiranës.

Marash Logu: Jam në konkluzionet përfundimtare, më lini të konkludoj. Ju më pas keni të drejtën të shkoni në dhomë këshillimi e të merrni vendimin.

Koli Bele: Duhet të keni respekt për këtë trup, nëse atë nivel edukate keni që manifestoni, duhet të keni respekt për profesionin dhe subjektin që përfaqëson. Ruani etikën. Kërkesat rrëzohen në gjykatë. Kjo trupë e shikon ligjin në mënyra të ndryshme, por nuk ju takon të etiketoni në mënyrë profesionale. Kini respekt për veten, nëse jo për veten, të keni respekt për partinë që përfaqësoni.

Marash Logu: Mos më mbani leksion etike dhe morale. Këtu nuk vijmë për të folur për etikën, ne kemi provat dhe paraqesim provat tona.

Ledio Braho: A i qëndroni idesë për pavlefshmëri dhe ripërsëritje të zgjedhjeve në Qarkun e Tiranës?

Marash Logu: Kjo është pyetje retorike, ne i kërkojmë kërkesës për të ripërsëritur zgjedhjet, por në momentin, por për sa kohë urdhëruat politikë vijnë ndaj anëtarët të KAS-it, nga Taunalt Balla, Damian Gjiknuri…

Ledio Braho: Jeni i hapur, telefonin tim e keni që tani, por s’është gjuha që duhet përdorur. Mund të dilni jashtë dhe bëni deklaratat politike.

SHKARKO APP