Debate në Këshillin Politik, PS nuk pranon propozimin e PD për lista 100% të hapura

Maxhoranca nuk ka pranuar të mbështesë propozimin e PD për listat 100% të hapura.

Duke iu referuar burimeve nga mbledhja e Këshillit Politik, nga mediat raportohet se përfaqësuesi i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i ka kërkuar PD dhe opozitës që të gjejë 28 deputetë për të paraqitur nismën e saj ligjore.

Propozimi për hapjen e listave 100% dhe jo në mënyrë të pjesshme, siç propozon PS dhe deputetët e tjerë në parlament, u bë nga Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe u mbështet nga Opozita e Bashkuar.

SHKARKO APP