Debate në Komisionin e Ekonomisë, Erion Braçe: Si mund të jepet kredi për 7 minuta?!

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ditën e sotme është për kreditë që jepen nga  institucionet jo bankare për vetëm 7 minuta. Deputetët kanë ngritur shqetësime se si mund të ndodhë kjo, kur koha është e pamjaftueshme për të verifikuar kredimarrësin, teksa theksin e kanë vënë edhe te norma e madhe e interesit që ato paraqesin.

Pjesë nga debati: 

Erion Braçe: Si i jepni paratë për 7 minuta? Ku e gjeni besimin? Kredi deri në 200 mijë lekë, shlyerje për 24 muaj, dhe ua miratojmë për 7 minuta, kështu thuhet në njoftimin tuaj?

Bujar Leskaj: Lajmëroni kredi me interes zero, por ndërkohë komisioni është 14%. Mund të na jepni informacion sa i takon hetimeve të regjistruara në 2021 për mashtrime me mikrokredi, për shembull kur janë marrë kredi me kredi të rreme, se të japësh kredi për 7 minuta, koha e verifikimit… Ti s’ke mundësi as ta konfirmosh personin.

Përgjigjen për pyetjen e ngritur e dha një prej përfaqësuesve të institucioneve financiare jo bankare, i cili tha shpjegoi se si mund të jepet kredia për 7 minuta.

Aprovimi jepet për 7 minuta, nëse jepet kredia ose jo, jo cash, 30% e kredive që ne bëjmë japin përgjigje për 7 minuta dhe kjo na jep të drejtën ta promovojmë, gjatë kësaj kohe merren të dhënat e klientit, mosha, gjinia, qytetit, me deklarim dhe informacioni nga regjistri i Bankës së Shqipërisë që merret për 1 minutë. Ne synojmë që ta japim kredinë në çast, për një klient që është i njohur, bëhet fjalë për kredi deri në 200 mijë lekë të reja. Ka një sistem pikëzimi, pra mosha, gjinia, qyteti, i martuar ose jo, të ardhurat e deklaruara, se një që është më i madh ën moshë është më korrekt, se vendimi për të merret më shpejt dhe me interes më të ulët, ose njëri që është përsëritës dhe këtu është element kryesore regjistri i Bankës së Shqipërisë“, tha ai.

SHKARKO APP